• e premte, 05 dhjetor 2025

Mbreti Filip: Situata në Gazë është turp për njerëzimin

Mbreti Filip: Situata në Gazë është turp për njerëzimin

Bruksel, 21 korrik 2025 (MIA) - Konfliktet në mbarë botën dhe situata në Evropë dhe Belgjikë ishin temat kryesore që iu referua mbreti belg Filip në video-fjalimin drejtuar publikut me rastin e 21 korrikut - Ditës Kombëtare të Belgjikës.

"Bashkohem me të gjithë ata që dënojnë keqpërdorimet serioze humanitare në Gazë, ku civilë të pafajshëm, të bllokuar në enklavën e tyre, po vdesin nga uria dhe vuajnë nga bombat", tha mbreti.

Monarku belg tha gjithashtu se mbështet thirrjen e Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, për t'i dhënë fund menjëherë "kësaj krize të padurueshme".

"Situata aktuale ka zgjatur shumë. Ky është turp për njerëzimin", theksoi mbreti Filip në fjalimin. 

Sipas tij, Evropa duhet të konfirmojë më fuqishëm lidershipin e saj global dhe të imponohet si një "mur mbështetës dhe alternativë të denjë ndaj luftës brutale për pushtet për të cilën jemi dëshmitarë sot", me respektimin e vlerave evropiane, demokracisë, drejtësisë dhe ligjit. 

"E drejta ndërkombëtare sot hapur vihet në pikëpyetje. Evropa vazhdon të zgjedhë bashkëpunimin në vend të konfrontimit dhe vendoset për hapje në vend për përjashtim. Kjo është një zgjedhje e jashtëzakonshme dhe nganjëherë e vështirë. Sot për këtë është i nevojshëm edhe guximi", shtoi mbreti belg. ls/ 

Foto:Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR