Mbreti Çarlsi i Tretë është monarku i shtatë britanik në pullat postare, i pari pa kurorë
- Posta mbretërore britanke sot e publikoi dizjanin e pullave të reja postare në të cilat do të jetë mbreti Çarlsi i Tretë, por do të shfaqet pa kurorë ose simbole të tjera mbretërore.

Londër, 8 shkurt 2023 (MIA) – Posta mbretërore britanke sot e publikoi dizjanin e pullave të reja postare në të cilat do të jetë mbreti Çarlsi i Tretë, por do të shfaqet pa kurorë ose simbole të tjera mbretërore.
Sipas Bi-Bi-Si, dizajnin e pullës së re e ka miratuar personalisht mbreti.
Dizajni i pullës së re është më minimalist se më parë, dhe ndryshe nga shumë pulla të mëparshme që shfaqin monarkë që shfaqin kurora, ose diadema në rastin e mbretëreshave, pulla e re nuk do të ketë asnjë simbol monarkist.
Në pamje, do të kujtojë profilin e Mbretëreshës Elizabeta II, e cila u bë nga artisti Arnold Maçin në vitin 1967.
Mbreti Çarls bëhet monarku i shtatë që shfaqet në pullat postare. E para ishte Mbretëresha Viktoria, imazhi i së cilës u shfaq në pullat postare në vitin 1840.