• e diel, 22 dhjetor 2024

Mbreti Çarls për herë të parë paraqitet në publik pasi u bë e ditur se ka kancer

Mbreti Çarls për herë të parë paraqitet në publik pasi u bë e ditur se ka kancer

Londër, 11 shkurt 2024 (MIA) - Mbreti britanik Çarlsi i Tretë sot vizitoi një kishë në Sandringem në Norfolk të Anglisë që është dalja e tij e parë publike që kur Pallati i Bakingemit bëri të ditur se është diagnostikuar me kancer.

Banorët e atij fshati kanë vërejt mbretin teksa shëtitej përpara kishës së Shën Maria Magdalena në Sandringem, njofton Bi-Bi- Si.

Ai dje falënderoi publikun për "mbështetjen dhe urimet e mira" pasi u bë publike se vuante nga kanceri. Mbreti Çarls tha se të gjithë ata që vuajnë nga kanceri e dinë se dëshirat e tilla janë "ngushëllimi dhe inkurajimi më i madh".

Pallati të hënën njoftoi se Çarlsit, 75 vjeç i është diagnostikuar një formë kanceri më pak se 18 muaj nga sundimi i tij.

Çarlsi po qëndron në Sandringem në Norfolk gjatë trajtimit të tij, ndërkohë që i ka dhënë disa detyra publike djalit të tij, princit Uiliam por do të vazhdojë të udhëheq dokumentet zyrtare.

foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR