• e shtunë, 28 shtator 2024

Mbreti Çarllsi i Tretë e priti Bajdenin në pallatin Uindsor

Mbreti Çarllsi i Tretë e priti Bajdenin në pallatin Uindsor

Uindsor, 10 korrik 2023 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden dhe mbreti britanik, Çarllsi i Tretë sot biseduan për çështjen e ndryshimeve klimatike dhe u bënë thirrje kompanive private të bëjnë më tepër në mbështetje të energjisë së gjelbër në vendet në zhvillim, kumtuan mediumet amerikane. 

Dy liderët u tkauan në pallatin Uindsor, ku Bajden i prit me ceremoni zyrtare, e më pas morën pjesë në tryezë të rrumbullakët për ndryshimet klimatike, ku morën pjesë përfaqësues nga organizatat humanitare dhe sektori financiar. Mori pjesë edhe Xhon Keri, i cili është i dërguar i posaçëm i SHBA-së për ndryshime klimatike.

Para se të pritej nga Çarllsi i Tretë, Bajden u takua me kryeministrin Rishi Sunak, për të gjashtën herë me radhë prej se kryeministri britanik e mori funksionin. Bajden dhe Sunak biseduan për një numër të madh çështjesh, përfhsirë edhe luftën në Ukrainë. ab/

foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR