• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mbreti Çarllsi i Tretë dhe Kamila i përshëndetën qytetarët nga ballkoni i Pallatit të Bakingamit

Mbreti Çarllsi i Tretë dhe Kamila i përshëndetën qytetarët nga ballkoni i Pallatit të Bakingamit

Londër, 6 maj 2023 (MIA) - Mbreti britanik Çarllsi i Tretë dhe mbretëresha Kamila, të shoqëruar nga familja mbretërore, sot dolën në ballkonin e Pallatit të Bakingamit që t'i përshëndesin dhjetëra mijëra njerëzit e mbledhur me rastin e kurorëzimit të tyre. 

Bashkë me mbretin dhe mbretëreshën me kurora dhe në veshje ceremoniale ishin edhe princi i kurorës Uiliam dhe bashkëshortja Kejt dhe fëmijët e tyre, dhe vëllai dhe motra e mbretit, Ana dhe Eduard.

Nga ballkoni e ndoqën fluturimin solemn të forcave ajrore, me më pak aeroplanë për shkak të shiut. 

Pastaj hynë në pallat, por shpejtë u kthyen në ballkon që përsëri t'i përshëndetnin qytetarët. 

Djali më i ri i Çarllsit, Hari dhe vëllai i tij Endrju nuk ishin në ballkon. Hari - duka nga Saseksi dhe Endrju - duka nga Jorku, më nuk janë anëtarë aktivë të familjes mbretërore. 

Hari dhe Endrju morën pjesë në kurorëzimin e sotëm në Kishën e Uestminsterit, por ishin në rendin e tretë në mesin e mysafirëve. fc/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR