• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mbreti Çarlls: Është me rëndësi të kuptohet historia e Perandorisë britanike e cila përfshinte robërinë

Mbreti Çarlls: Është me rëndësi të kuptohet historia e Perandorisë britanike e cila përfshinte robërinë

Apia, 25 tetor 2024 (MIA) - Mbreti britanik, Çarllsi i tretë sot në Samitin e Komonuelthit në Samoa deklaroi se është shumë me rëndësi të kuptohet historia e Perandorisë britanike, e cila përfshin robëri të popujve afrikan, karibian dhe të tjerë, me qëllim të, siç theksoi, në të ardhmen të sillen vendime të drejta.

Mbreti Çarlls këtë e deklaroi në samitin e Komonuelthit, ku morën pjesë shefa të shteteve apo qeverive të 56 vendeve, që filloi të hënën në Samoa në Polinezi, duke e përshkruar çështjen e robërisë si "çështje të sëmurë".

Fjalimi i mbretit britnaik vjen në kohën kur Afrika dhe Karaibet dhe vendet e tjera vazhdojnë të angazhohen që Britania e Madhe t'u paguajë reparacione për tregtinë me robër.

Kryeministri britanik, Kir Stramer deklaroi se Britania e Madhe do t'i dëgjojë fjalimet e personave zyrtarë për këtë çështje në samit, por nuk do të kërkojë falje për rolin e vet në tregtinë me robër.

Ministri i Punëve të Jashtme të Bahameve, Frederik Miçel, dje për Bi-Bi-Si deklaroi se projekt-konkludimet e samitit, të cilat pritet të publikohen nesër, do të përfshijnë paragrafe të cilat bëjnë thirrje për diskutimin për pagesë të reparacioneve.

Prej shekullit 15 deri në shekullin 19, së paku 12,5 milionë afrikanë ishin transportuar dhunshëm me anije nga tregtarët evropianë dhe ishin shitur në robëri. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR