• e premte, 05 dhjetor 2025

Mbretëria e Bashkuar pranon studentë nga Rripi i Gazës për ta përfunduar arsimimin e tyre

Mbretëria e Bashkuar pranon studentë nga Rripi i Gazës për ta përfunduar arsimimin e tyre

Londër, 26 gusht 2025 (MIA) – Britania do të lejojë një grup studentësh nga Rripi i Gazës të përfundojnë arsimin e tyre në universitetet në vend, bëri të ditur sot qeveria e atjeshme.

Sipas Bi-Bi-Si-së, rreth 40 studentë do të marrin ndihmë financiare përmes programeve shtetërore dhe bursave private.

Që të mund studentët të vazhdojnë arsimin e tyre, qeveria izraelite duhet së pari të miratojë largimin e tyre nga Rripi i Gazës, pas së cilës do të kontrollohet identiteti i tyre, kumton Ministria britanike për Punë të Brendshme.

Marrëdhëniet midis Londrës dhe Jerusalemit pësuan tensione javët e fundit pas paralajmërimit të kryeministrit britanik Kir Starmer se në shtator do të njohë shtetin e pavarur palestinez.

Ky veprim u dënua nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu me sqarimin siç pretendon ai, "shpërblehet terrorizmi i Hamasit dhe ndëshkohen të gjitha viktimat e saj".

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR