• e mërkurë, 03 korrik 2024

Mbrëmë shpërthime pranë stacioneve policore në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut

Mbrëmë shpërthime pranë stacioneve policore në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut

Mitrovicë e Veriut, 16 qershor 2023 (MIA)- Mbrëmë gjatë natës pranë stacioneve policore në Zveçan dhe në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar disa shpërthime, ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë rajonale, Veton Elshani.

Ai ka thënë se me shumë gjasa bëhet fjalë për hedhje të shok-bombave.

Sipas tij nga këto shpërthime nuk ka të lënduar, por se është dëmtuar një veturë e policisë.

 Policia është duke e hetuar rastin.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR