Mbrëmë është ndjerë tërmet në vend, epiqendra në Greqi
- Një tërmet me magnitudë lokale prej 4 ballë sipas shkallës Rihter, epiqendra e të cilit ishte në Greqi, është ndjerë mbrëmë në pjesët perëndimore të vendit.
- Post By Melahat Baftija
- 07:28, 9 mars, 2026
Shkup, 9 mars 2026 (MIA) - Një tërmet me magnitudë lokale prej 4 ballë sipas shkallës Rihter, epiqendra e të cilit ishte në Greqi, është ndjerë mbrëmë në pjesët perëndimore të vendit.
Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup njoftoi se tërmeti është regjistruar në orën 22:17, ndërsa epiqendra është rreth 200 kilometra në jugperëndim të Shkupit.
"Intensiteti i tërmetit të ndjerë, sipas të dhënave, është III ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane, njoftoi Observatori Sizmologjik. mb/
Foto: MIA