• e shtunë, 23 nëntor 2024

MBPEU: Nëntëdhjetë e shtatë milionë të reja ndihmë të pakthyeshme, mbi 60 për qind më shumë mbështetja nga BE-ja

MBPEU: Nëntëdhjetë e shtatë milionë të reja ndihmë të pakthyeshme, mbi 60 për qind më shumë mbështetja nga BE-ja
Shkup, 12 korrik 2022 (MIA) – Nëntëdhjetë e shtatë milionë euro të reja mjete të pakthyeshme ndan Bashkimi Evropian përmes programit IPARD 3. Kjo paraqet një rritje prej 62 për qind krahasuar me IPARD 2, kur vendi mori 60 milionë euro, informojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU). Kjo, siç thuhet në kumtesë, është një lloj mirënjohjeje për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe politikat bujqësore të cilat i udhëheq Qeveria, veçanërisht duke marrë parasysh statistikën e cila shënon shfrytëzim të madh, gjegjësisht 97 për qind të mjeteve nga programi IPARD, me çfarë bëhemi një vend-lider në të gjithë rajonin. "Cikli i përgjithshëm i investimeve në bujqësinë e Maqedonisë së Veriut vetëm me programin IPARD 3 arrin shumën prej 210 milionë euro. Përveç këtyre 97 milionë eurove mjete të pakthyeshme nga BE-ja, këtu hyn edhe bashkëfinancimi nga ana e MBPEU-së  në shumën prej 31 milionë euro shtesë, si dhe 82 milionë euro mjete investimi nga  shfrytëzuesit vendorë të këtij programi", theksohet në kumtesën e MBPEU-së. Mbështetja që si vend e marrim nga Bashkimi Evropian, siç theksohet në kumtesë, është e rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë së Maqedonisë së Veriut, dhe realizimi i suksesshëm i programeve evropiane bujqësore edhe një herë e konfirmon përkushtimin dhe vendosmërinë e MBPEU-së  dhe Qeverisë në procesin e integrimit dhe anëtarësimit të plotfuqishëm  në Union. "Furnizimi i pajisjes së re, ndërtimi apo zgjerimi i kapaciteteve prodhuese, mbështetja për turizmin dhe zhvillimin rural janë vetëm një pjesë e projekteve që mbështeten në kuadër të programit IPARD. Krahas zhvillimit dhe modernizimit të bujqësisë  së Maqedonisë së Veriut, mbështetja e cila merret nga IPARD ndikon në përmirësimin e ekonomisë së vendit dhe uljen e papunësisë përmes hapjes së vendeve të reja të punës", theksojnë nga MBPEU. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR