• e enjte, 04 dhjetor 2025

MBPEU: Janë shpallur tre thirrje publike për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2025

MBPEU: Janë shpallur tre thirrje publike për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2025

Shkup, 11 qershor 2025 (MIA)- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave angazhohet për modernizimin e prodhimit bujqësor, me qëllim të përmirësimit të produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së ekonomive bujqësore.

“Thirrja publike nr. 05/2025 përfshin investimet si blerje të makinave për thyerjen e akullit, blerje të sistemeve kundër ngricave, rrjetë mbrojtës dhe folia mbrojtëse, blerje të pajisjeve për sistem pikë-pikë të ujitjes, ndërtimi i puseve dhe ndërhyrje të tjera në sipërfaqe ujore, investime në pajisje për vendosjen e gardheve elektrike në bletari për mbrojtje nga kafshët e egra”, thuhet në kumtesën e MBPEU.

Thirrja publike nr. 06/2025, siç thuhet ka të bëjë me blerje të mekanizmit bujqësor përcjellës, ndërsa thirrja publike nr. 07/2025 mbulon investimet në pajisje për prodhim ushqimi me origjinë shtazore dhe/ose jo-shtazore në sasi të vogla, investime në pajisje për prodhim të verës, pijeve alkoolike dhe birrës në sasi të vogla.

“Për të tre thirrjet publike, vlera maksimale është 600.000,00 denarë për çdo përfitues. Mjetet ndahen për periudhën e realizimit të planit të biznesit dhe paguhen në baza vjetore”, thuhet në kumtesë.

Të drejtë aplikimi kanë ekonomitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në përputhje me Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural. Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 11.07.2025.

Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave thonë se vazhdon mbështetja për modernizimin e sektorit bujqësor, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së produkteve dhe rritjen e të ardhurave.

QËNDRONI TË LIDHUR