• e martë, 10 mars 2026

MBPEU: Janë paguar 157,8 milionë denarë për derrat e therur sipas Masës 2.13

MBPEU: Janë paguar 157,8 milionë denarë për derrat e therur sipas Masës 2.13

Shkup, 10 mars 2026 (MIA) - Sot është realizuar pagesa në vlerë prej 157.834.000 denarë për 123 përfitues. Pagesa i referohet Masës 2.13 nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024, për derrat e therur, infprmojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Nga MBPEU theksojnë se vazhdojnë me mbështetje të vazhdueshme për bujqit dhe zhvillimin e sektorit të blegtorisë. mb/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR