• e shtunë, 22 shkurt 2025

Mbledhje joformale e GAK në Varshavë, janë ftuar dhe përfaqësues të kandidatëve për anëtarësim në BE

Mbledhje joformale e GAK në Varshavë, janë ftuar dhe përfaqësues të kandidatëve për anëtarësim në BE

Bruksel, 17 shkurt 2025 (MIA) - Kërcënimet hibride, korniza e re buxhetore shumëvjeçare dhe forcimi i gatishmërisë do të jenë temat kryesore të diskutimit në takimin e sotëm jozyrtar të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së (GAK) në Varshavë.

Sipas paralajmërimit të presidencës polake të Këshillit të BE-së, takimi i ministrave apo sekretarëve të shtetit për çështjet evropiane të vendeve të Unionit do të fillojë me një shkëmbim mendimesh për kërcënimet hibride me të cilat përballen anëtarët, por dhe vendet kandidate për anëtarësim në bllok.

Për këtë arsye, në këtë diskutim me ftesë të Presidencës polake do të marrin pjesë përfaqësues nga vendet kandidate dhe kandidat potencial për anëtarësim në BE.

Pas kësaj, Këshilli do të vazhdojë me debatin për kornizën financiare shumëvjeçare të BE-së për periudhën pas vitit 2027, pas çka pritet që shtetet anëtare të paraqesin pritjet e tyre nga buxheti i ardhshëm shtatëvjeçar i Unionit, që Komisioni Evropian duhet ta propozojë gjatë këtij viti.

Mbledhja do të përfundojë me një shkëmbim pikëpamjesh mbi forcimin e gatishmërisë dhe gatishmërisë ushtarake dhe civile të Evropës bazuar në raportin e prezantuar së fundmi nga ish presidenti finlandez Sauli Ninisto.

Mbledhjet joformale të këshillave të BE-së janë mbledhje në nivel ministror në të cilin nuk merren vendime, por vetëm debatohet dhe shkëmbehen mendime për tema dhe çështje të caktuara. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR