• e premte, 05 dhjetor 2025

Mbledhje e Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së në Luksemburg

Mbledhje e Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së në Luksemburg

Bruksel, 24 qershor 2025 (MIA) - Përgatitjet e qershorit për Samitin e Bashkimit Evropian, rekomandimet në kuadër të Semestrit Evropian 2025 dhe gjendja me sundimin e ligjit në Finlandë, do të jenë temat kryesore të takimit të Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së (GAK) që do të mbahet sot në Luksemburg.

Takimi i ministrave ose sekretarëve të shtetit të vendeve anëtare të BE-së përgjegjës për çështjet evropiane do të fillojë me diskutim mbi përfundimet e Samitit të Unionit që do të mbahet më 26 dhe 27 qershor në Bruksel.

Sipas paralajmërimeve, temat kryesore të Këshillit Evropian do të jenë situata në Ukrainë dhe mbështetja e vazhdueshme e Unionit për vendin dhe popullin ukrainas, si dhe për zhvillimet e fundit në rajonin e Lindjes së Mesme.

Përveç kësaj, është parashikuar në Samit të diskutohet për mbrojtjen dhe sigurinë evropiane me theks në planet për të rritur gatishmërinë mbrojtëse të Evropës në pesë vitet e ardhshme dhe për të forcuar kapacitetet e bazës teknologjike dhe industriale të mbrojtjes evropiane.

Është parashikuar që liderët e BE-së të diskutojnë dhe për progresin në aktivitetet për të forcuar konkurrueshmërinë dhe Tregun e vetëm, zbatimin e përfundimeve të tyre për migracionin dhe për përgatitjet e samitet të ardhshëm me vendet e treta dhe marrëdhëniet me partnerët.

Në vazhdimin e mbledhjes së GAK-ut, ministrat pritet të miratojnë rekomandimet e integruara specifike për secilin shtet anëtar në kuadër të Semestrit Evropian për vitin 2025, ndërsa do të kenë dhe diskutim për gjendjen me sundimin e ligjit në Finlandë.

Semestri Evropian është kornizë për koordinimin e politikave ekonomike, buxhetore, sociale dhe të punësimit në kuadër të Bashkimit Evropian, nëpërmjet të cilit shtetet anëtare i përputhin politikat e tyre buxhetore dhe ekonomike me rregullat e dakorduara në nivel të BE-së.

Objektivat kyçe të Semestrit Evropian janë sigurimi i financave publike të qëndrueshme, parandalimi i deficiteve të tepërta buxhetore, uljen e borxhit shtetëror, sigurimi i konvergjencës dhe stabilitetit në BE, stimulimi i rritjes ekonomike, parandalimi i çekuilibrave makroekonomike, zbatimin e planeve të rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë dhe koordinimin e politikave sociale për punësim. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR