• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mbledhje e Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së

Mbledhje e Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së

Bruksel, 19 shtator 2023 (MIA) - Ministrat për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane të vendeve anëtare të BE-së sot do të mbajnë mbledhje në Bruksel nën udhëheqësinë e përfaqësuesit të lartë të Unionit për Punë të Jashtme dhe Siguri Zhozep Borell dhe shefit të diplomacisë spanjolle Hoze Manuel Albarez Bueno, vendi i të cilit është kryesues aktual me BE-në.

Mbledhja e Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së do të fillojë me mëngjes pune të ministrave me zëvendëskryeministren ukrainase për Çështje Evropiane dhe Euroatlantike, Olha Stefanishina, në të cilën tema kryesore pritet të jenë ngjarjet në Ukrainë dhe mbështetja e Unionit për vendin.

Pjesa e punës nga Këshilli do të fillojë me debat për propozimin e Spanjës për shpalljen e gjuhëve katalanase, baske dhe galike si gjuhë zyrtare në BE, pas së cilës është parashikuar debat për Propozim-raportin e Komisionit Evropian për sundimin e ligjit në anëtaret e Unionit në vitin 2023.

Raporti jep shqyrtim të trendeve, sfidave konkrete dhe ngjarjeve lidhur me sundimin e së drejtës në anëtaret e BE-së, ndërsa përfshin edhe rekomandime konkrete dhe raporte për përparimin në zbatimin e rekomandimeve të dhëna vitin e kaluar.

Shtylla kyçe të analizës janë funksionimi i sistemeve juridike, para se gjithash nga aspekti i pavarësisë së tyre, cilësia dhe efikasiteti, pastaj lufta kundër korrupsionit, liria e mediave dhe pluralizmi i shprehjes dhe çështjet institucionale lidhur me cilësinë dhe gjithëpërfshirjen e proceseve ligjvënëse kombëtare, roli i gjykatave kushtetuese dhe organeve të pavarura, si avokatëve të popullit dhe institucioneve për të drejtat e njeriut  dhe roli i organizatave civile në mbrojtjen e sundimit të ligjit.

Ministrat do të debatojnë edhe për projekt-rendin ditor për Samitin e BE-së të parashikuar  për më 26 dhe 27 tetor, ndërsa do të shkëmbejnë edhe mendime për "letrën e qëllimeve" të Eurokomisionit, i cili i përmban elementet kryesore për përgatitjen e programit të saj të punës për vitin 2024. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR