• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mbledhje e Këshillit për Punë të Përgjithshme

Mbledhje e Këshillit për Punë të Përgjithshme

Bruksel, 15 nëntor 2023 (MIA) - Propozim-ndryshimet e rregullave për zgjedhje në Parlamentin Evropian, Programi për punë të Eurokomisionit për vitin 2024, evaluimi i respektimit të të drejtës në Poloni dhe të vlerave të BE-së në Hungari, strategjia për të ardhmen e Evropës, marrëdhëniet e Unionit me Britaninë e Madhe dhe nisma e Spanjës për shpalljen e gjuhës katalanase, baske dhe galike si gjuhë zyrtare në bllok, janë temat kryesore në mbledhjen e sotme të Këshillit për Punë të Përgjithshme (GAK) të BE-së.

Siç informon korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në mbledhje eurokomisari për Drejtësi, Didie Rejnders do ta prezantojë propozimin për ndryshimin e Ligjit evropian për zgjedhje në prag të zgjedhjeve për anëtarë të Parlamentit Evropian në qershor të vitit të ardhshëm dhe do t'i informojë ministrat e vendeve anëtare të BE-së për ngjarjet e fundit në lidhje me pavarësinë në gjyqësorin në Poloni, si dhe për situatën në Hungari në lidhje me sistemin gjyqësor, korrupsionin, lirinë e mediave dhe të drejtave të personave LGBTIK. 

Gjatë drekës së punës, nënkryetari ekzekutiv i KE-së për Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane dhe për reforma ndërinstitucionale Marosh Shefçoviq do të marrë pjesë në shkëmbimin e mendimeve me ministrat për të ardhmen e Evropës, ndërsa gjatë mbledhjes së pasdites të Këshillit me ta do të diskutojë për gjendjen mes Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për kërkesën e Spanjës për shpalljen e gjuhës katalanase, baske dhe galike si gjuhë zyrtare në nivel të BE-së.

Eurokomisari për buxhet dhe administratë, Johanes Han para anëtarëve të Këshillit për Punë të Përgjithshme do ta prezantojë programin për punë të Komisionit Evropian për vitin 2024, ndërsa me to do të bisedojë edhe për përgatitjet e Samitit të BE-së i paraparë për më 14 dhe 15 dhjetor. 

Me mbledhjen e Këshillit do të kryesojë sekretari shtetëror spanjoll për BE, Paskal Ignasio Navaro Rios.

Këshillin për Punë të Përgjithshme e përbëjnë ministrat ose sekretarët shtetërorë të punëve të jashtme dhe punë evropiane të vendeve anëtare të BE-së. Në kompetencë të GAK janë një numër i madh i sferave ndërsektoriale, në mesin e të cilave edhe zgjerimi dhe bisedimet për anëtarësim në BE, miratimi  i kornizës shumëvjeçare financiare në bllok, zbatimi i politikës së kohezionit dhe çështje në lidhje me punët administrative dhe me vendosjen institucionale të Unionit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR