Mbledhje e Këshillit për Konkurencë të BE-së
- Në Bruksel sot do të mbahet mbledhje e Këshillit për konkurencë të BE-së, që e përbëjnë ministrat e vendeve anëtare të Unionit të obliguara për tregti, ekonomi, industri, hulumtim dhe inovacione, me të cilën do të kryesojë sekretari shtetëror spanjoll për Bashkimin Evropian, Paskval Navaro Rios.
- Post By Sara Ademi
- 08:04, 25 shtator, 2023

Bruksel, 25 shtator 2023 (MIA) - Në Bruksel sot do të mbahet mbledhje e Këshillit për konkurencë të BE-së, që e përbëjnë ministrat e vendeve anëtare të Unionit të obliguara për tregti, ekonomi, industri, hulumtim dhe inovacione, me të cilën do të kryesojë sekretari shtetëror spanjoll për Bashkimin Evropian, Paskval Navaro Rios.
Në rend dite të seancës janë shqyrtimi i ndryshimeve të propozuara të Direktivës për mbrojtje juridike të dizajneve dhe të Rregullores për dizajne, me të cilat duhet të përditësohen rregullat aktuale në këtë sektor, të miratuara para 20-të vitesh, me të cilën duhet të sigurohet mbrojtje më e lehtë dhe më e lirë e dizajneve në tregun e vetëm evropian.
Ministrat do ta shqyrtojnë edhe rregulloren "Euro 7", të propozuar nga Komisioni Evropian, e cila ka për qëllim të vendosë standarde për emisionet dhe qëndrueshmërinë e akumulatorëve për automjete motorike dhe motoçikleta. Me "Euro 7" duhet të zëvendësohen dy rregulloret paraprake që e rregulluan këtë çështje, ndërsa të cilat kanë të bëjnë veçmas për automobilat, furgonat dhe automjetet e lehta ("Euro 6") dhe për kamionët dhe automjetet e rënda ("Euro VI"). Tani propozohet çështja për emisionet dhe qëndrueshmërinë e akumulatorëve të rregullohet si një rregullore e vetme.
Në rend dite të mbledhjes është edhe dokumenti i përgatitur nga kryesia spanjolle e BE-së.
Për rolin e kontrolleve të konkurencës në formulimin e propozimeve ligjore të Unionit, si dhe Direktiva për përgatitjen e konsumatorëve për tranzicionin e gjelbër, përmes mbrojtjes së tyre të rritur nga praktikat e padrejta dhe informimi më i mirë.
Ministrat do të informohen edhe për rezultatet e Forumit Ibero-amerikan të agjencive qeveritare për mbrojtjen e konsumatorëve, që u mbajt në Madrid më 13 dhe 14 shtator, si dhe për përmbajtjen e Ligjvënies farmaceutike të BE-së nga perspektiva e respektimit të konkurencës. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s