Mbledhje e Këshillit ekonomiko- social, do të përcaktohet lartësia e pagës minimale
- Sot do të mbahet mbledhje e Këshillit ekonomiko- social në të cilën pikë e rendit të ditës do të jetë përcaktimi i shumës së re të pagës minimale.
- Post By Fami Bajrami
- 11:50, 13 mars, 2023

Shkup, 13 mars 2023 (MIA)- Sot do të mbahet mbledhje e Këshillit ekonomiko- social në të cilën pikë e rendit të ditës do të jetë përcaktimi i shumës së re të pagës minimale.
Me mbledhjen e Këshillit do të kryesojë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.
Pas përfundimit të mbledhjes janë paraparë deklarata për media nga ana e zëvendëskryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për Çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomik dhe investimeve, Fatmir Bytyqi dhe ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.
Foto: Arkivi i MIA-s