• e diel, 22 dhjetor 2024

Mbledhja ministrore të G20 përfundoi pa marrëveshje për zvogëlimin e emisioneve të karbonit

Mbledhja ministrore të G20 përfundoi  pa marrëveshje për zvogëlimin e emisioneve të karbonit

Bengalur, 29 korrik 2023 (MIA) - Mbledhja e ministrave të Mjedisit Jetësor nga vendet-anëtare të G20, nikoqir i së cilës ishte India, përfundoi pa u arritur marrëveshja për disa pika, posaçërisht për zvogëlimin e emisioneve të karbonit, njoftoi Anadolia.

Ministrat, të cilët vijnë nga 20-të vendet që emetojnë rreth 80 për qind nga gazrat që shkaktojnë ngrohje globale, nuk arritën marrëvehsje për katër nga 68 pikat e prezantuara në mbledhjen në qytetin Çenaj.

Në dokumentin e publikuar për rezultatet, vërehet se vendet nuk kanë arritur marrëveshje për "planin për zvogëlimin e emisioneve të karbonit me pranimin e vitit 2025 si kulm të emisioneve".

Shtohet se vendet nga grupi G20 nuk kanë arritur marrëvehsje as për planet e tyre që të kthehen ndaj burimeve të pastërta të energjisë.

Pasi ministrat ua transmetojnë vendimet liderëve të vendit, planifikohet që në shtator në Nju-Delhi sërish të bisedohet për disa çështje dhe qëllime. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR