Mbishkrimi i USAID-it u hoq nga hyrja e selisë së agjencisë në Uashington
- – Mbishkrimi i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dje pasdite u hoq nga hyrja e selisë së agjencisë, edhe pse gjykatësi federal e bllokoi vendimin e presidentit Donald Tramp që të largojë nga puna 2.200 të punësuar në USAID.
- Post By Fitore Curri
- 09:46, 8 shkurt, 2025

Uashington, 8 shkurt 2025 (MIA) – Mbishkrimi i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dje pasdite u hoq nga hyrja e selisë së agjencisë, edhe pse gjykatësi federal e bllokoi vendimin e presidentit Donald Tramp që të largojë nga puna 2.200 të punësuar në USAID.
Kjo ndodh për më pak se një javë pasi Departamenti për Efikasitet Qeveritar i kryesuar nga miliarderi Ilon Mask, filloi aktivitete për mbylljen e USAID-it.
Në një kumtesë në rrjetin social “Iks”, pronar i të cilit është vetë Mask, ai shkroi se “kjo ndërtesë është e okupuar nga Shërbimi Doganor dhe Kufitar” i SHBA-së.
Aktivitetet janë pjesë e ristrukturimit radikal të qeverisë, e miratuar nga Trampi, për shkurtimin e vendeve federale të punës dhe i shpenzimeve për funksionim të qeverisë amerikane. fc/