• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Mbi Kievin janë rrëzuar 18 dronë rusë, pohojnë përfaqësues ushtarakë ukrainas

Mbi Kievin janë rrëzuar 18 dronë rusë, pohojnë përfaqësues ushtarakë ukrainas

 

Kiev, 20 maj 2023 (MIA) - Përfaqësuesit ushtarakë ukrainas kumtuan se gjatë natës 18 dronë rusë janë rrëzuar mbi Kievin.

"Të gjitha shënjestrat e zbuluara ajrore janë shkatërruar nga mbrojtja e jonë kundërajrore", ka shkruar sot shefi i Administratës ushtarake të Kievit, Sergej Popko në një publikim në Telegram.

Pas sulmit me dron ka shpërthyer edhe zjarr në një ndërtesë, por nuk ka viktima.

Shpërthime ka pasur edhe në qytetin Çernihiv, në verilindje të Kievit.

Disa shpërthime kanë ndodhur edhe në portin, Mariupolj në Detin Azov, i cili ishte i okupuar nga Rusia. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR