• e mërkurë, 03 korrik 2024

Mbi 900 terroristë janë neutralizuar në operacionet e ushtrisë turke që nga fillimi i vitit

Mbi 900 terroristë janë neutralizuar në operacionet e ushtrisë turke që nga fillimi i vitit

Ankara, 4 gusht 2023 (MIA) - Gjithsej 942 terroristë janë neutraluzuar në operacione të ndryshme të zhvilluara nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) që nga fillimi i këtij viti, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë.

"Lufta e Forcave të Armatosura Turke kundër të gjitha grupeve terroriste, veçanërisht kundër PKK/SNA (Partia e Punëtorëve Kurdë/Forcat e Mbrojtjes Popullore), Shteti Islamik dhe FETO (Organizata Terroriste Fetullahiste) vazhdon pa ndërprerje dhe me intensitet në rritje, njoftoi për mediat tzurke Sheki Akturk, kreu i shërbimit të shtypit të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.

Vetëm javën e kaluar, 50 terroristë u neutralizuan në operacionet kundër terrorizmit në veri të Irakut dhe Sirisë. Me këtë, numri i përgjithshëm i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i vitit është 942 dhe nga 24 korriku 2015 38.285, tha Akturk. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR