• e enjte, 19 dhjetor 2024

Mbi 850 ekzekutime në Iran vitin e kaluar

Mbi 850 ekzekutime në Iran vitin e kaluar

Teheran, 4 prill 2024 (MIA) - Burgjet në Iran u bënë "vende të masakrave" të vërteta në vitin 2023, me të paktën 853 ekzekutime prej të cilave më shumë se gjysma kanë lidhje me shkelje që kanë të bëjnë me drogë, vlerësoi sot Amnesti interneshënëll.

Numri i ekzekutimeve në vitin 2023 është më i lartë nga viti 2015 dhe është rritur për 48 për qind në krahasim me vitin 2022 dhe 172 për qind në krahasim me vitin 2021, njofton Amnesti, e cila i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërmarrë aksion për "ndalimin e valës së tmerrshme të ekzekutimeve". 

Në kumtesë shtohet se nga fillimi i këtij viti e deri më tani janë kryer 95 ekzekutime. 

"Autoritetet iraniane e ashpërsuan dënimin me vdekje me qëllim që të përhapin frikë në mesin e popullatës dhe ta fuqizojnë qeverinë, pas protestave "Gra, jetë, liri", akuzon Amnesti.

Një valë e protestave e tronditi Irani disa muaj pas vdekjes në paraburgim në shtator të vitit 2022 të kurdes së re iraniane, Mahsa Amini, e cila ishte arrestuar nga policia morale për shkak të mosrespektimit të kodeve të ashpra islamike për veshje. 

Nëntë persona ishin ekzekutuar lidhur me atë kryengritje, sipas organizatës joqeveritare. 

Gjithashtu, theksohet se viti 2023 ishte "shënuar me intensifikim tronditës të zbatimit të dënimit me vdekje kundër kriminelëve të mitur, me ekzekutimin e një djaloshi 17-vjeçar dhe katër persona të rinj të dënuar për vepra penale të kryera në moshën nën 18 vjet", vëren organizata. 

Ekzekutimet në Iran zakonisht bëhen me varje, ndonjëherë edhe publikisht. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR