Mbi 60 persona rezultojnë si të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut në Nepal
- Të paktën 66 persona rezultojnë si të zhdukur pasi që dy autobusë kanë rënë në një lumë pas një rrëshqitje të dheut në Nepal.
- Post By Fami Bajrami
- 09:32, 12 korrik, 2024

Katmandu, 12 korrik 2024 (MIA) - Të paktën 66 persona rezultojnë si të zhdukur pasi që dy autobusë kanë rënë në një lumë pas një rrëshqitje të dheut në Nepal.
Ekipet e shpëtimit përpiqen të lokalizojnë autobusët, por shiu i dendur po pengon përpjekjet e tyre. Në njërin autobus kishte 24 persona, ndërsa në tjetrin 42.
Rruga që çon drejt vendit të aksidentit është bllokuar në disa vende për shkak të rrëshqitjeve të dheut.
Sezoni i monsunit, që fillon në qershor dhe përfundon në shtator sjell reshje të mëdha të shiut në Nepal, të cilat zakonisht shkaktojnë rrëshqitje të dheut. rq/
Foto: arkivi i MIA-s