• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mbi 55 për qind e amerikanëve nuk kanë mendim pozitiv për presidentin Bajden, Trampi epërson në anketa

Mbi 55 për qind e amerikanëve nuk kanë mendim pozitiv për presidentin Bajden, Trampi epërson në anketa

Uashington, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Mbi 55 për qind e amerikanëve nuk kanë mendim pozitiv për presidentin amerikan, Xho Bajden, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i publikuar nga portali i internetit FiveThirtyEight.

Bajden është favorit i Partisë demokratike për kandidat në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, edhe pse ngadalë po e humbë popullaritetin tek opinioni amerikan, kështu që anketat tregojnë se ka gjasa të dobëta për ta mposhtur kandidatin e partisë republikane, pa dallim se cili do të zgjidhet.

Mosha e presidentit më të moshaur amerikan në histori nuk është burimi i vetëm i shqetësimit të opinionit, sepse anketat tregojnë se Bajden (81) po e humbë popullaritetin për shkak të mënyrës me të cilën e menaxhon ekonominë, si dhe për shkak të çështjeve lidhur me kufijtë mes SHBA-së dhe Meksikës.

Rreth 40 për qind e qytetarëve të anketuar kanë mendim pozitiv për Bajdenin dhe theksojnë se e mbështesin për shkak të suksesit që partia dmeokratike e arriti në zgjedhjet e vitit 2022 dhe në zgjehdjet e kohëmëparshme për kongres.

Hulumtimi i cili me kërkesë të "Uolltstrit Xhurnal" u mbajt nga 29 nëntori deri më 4 dhjetor tregon se ish-presidentin amerikan Donalld Tramp e mbështesin katër për qind më shumë të anketuar nga ata të cilët do të donin që Bajdeni të jetë sërish president.

Rezultatet nga hulumtimi, në të cilin janë anketuar 1.500 votues të regjistruar, tregojnë se Trampin e mbështesin 47 prë qidn e të anketuarve, ndërsa Bajdenin 43 për qind.

Edhe hulumtimi i kolexhit "Emerston", që u mbajt prej 4 deri më 6 dhjetor, i dha rezultatet e njejta, sipas të cilave Trampi mori 47 për qind mbështetje, ndërsa Bajdeni 43 për qind.

Javorja "Ekonomist", më relevantja në hulumtimin e mendimit publik, kumtoi rezultate të ngjashme për popullaritetin e dy rivalëve, sipas të cilave Bajdenin e mbështesin 42 për qind e votuesve, ndërsa Trampin 41 për qind.

Analistët dhe ekspertët politik theksojnë se është herët të thuhet me siguri se cilat do të jenë rezultatet nga zgjedhjet presidenciale në vitin 2024, por theksojnë se duket sikur Bajdeni dhe Trampi do të hyjnë në rrethin e dytë.

Megjithatë, Bajden është i bindur se do ta mposhtë Trampin, nëse të dytë nominohen nga partitë e tyre.

"Nuk jam i vetmi që mund ta fitojë, por do ta fitoj", deklaroi Bajden të mërkurën para gazetarëve. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR