Mbi 50.000 emigrantë përmes La manshit mbërritën në Britani të Madhe që nga ardhja e laburistëve në pushtet
- – Ministria britanike e Punëve të Brendshme njoftoi sot se numri i emigrantëve të cilët e kaluan La manshin me anije pasi Partia Laburiste erdhi në pushtet verën e kaluar tejkaloi 50.000.
- Post By Fitore Curri
- 19:19, 12 gusht, 2025
Londër, 12 gusht 2025 (MIA) – Ministria britanike e Punëve të Brendshme njoftoi sot se numri i emigrantëve të cilët e kaluan La manshin me anije pasi Partia Laburiste erdhi në pushtet verën e kaluar tejkaloi 50.000.
Pasi 474 emigrantë mbërritën përmes La manshit të hënën, numri i përgjithshëm i njerëzve të cilët mbërritën deri në Britaninë e Madhe në këtë mënyrë është 50.271, sipas Ministrisë, informon Bi-Bi-Si.
Autoritetet franceze konfirmuan se një grua ka ndërruar jetë dje duke bërë përpjekje që të ngjitet në anije që të kalojë në Britaninë e Madhe, edhe krahas përpjekjeve të shërbimeve për raste urgjente që ta rianimojnë në bregun francez.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigrim (IOM), të paktën 21 persona e humbën jetën e tyre duke bërë përpjekje që ta kalojnë La manshin këtë vit.
Numrat e tyre i përfshijnë edhe ata të cilët kanë udhëtuar deri në vendin e kalimit dhe kanë ndërruar jetë në rrethana të tjera, siç janë aksidentet në komunikacion ose probleme shëndetësore.
Numrat më të rinj për kalimet në Lamansh ishin publikuar derisa ministrat britanikë vazhdojnë të përballen me sfidën për përballje me kontrabandën e njerëzve, premtim kyç i kryeministrit britanik Kir Starmer, bën të ditur Bi-Bi-Si.
Në ndërkohë, pilot-projekti “një brenda, një jashtë” ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Francës hyri në fuqi më 5 gusht dhe u mundëson emigrantëve të cilët mbërrijnë jashtëligjshëm me anije të kthehen në Francë. fc/
Foto: EPA