• e diel, 22 dhjetor 2024

Mbi 50 mijë turistë vendor dhe të huaj morën shërbime në qendrat shëndetësore verore në Shqipëri

Mbi 50 mijë turistë vendor dhe të huaj morën shërbime në qendrat shëndetësore verore në Shqipëri

Tiranë, 3 shtator 2023 (MIA) - Ministrja shqiptare e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Orgeta Manastirliu njoftoi se nga 15 qershori, kur ishin vendosur në funskion 30 qendrat shëndetësore verore, shërbim kanë marrë më shumë se 50 mijë turistë vendorë dhe të huaj.

Shifrën e bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale dhe theksoi se 97 për qind e pushuesve nuk janë transferuar drejt spitaleve, pasi kanë marrë shërbimin e duhur dhe të kualifikuar në qendrën shëndetësore, pranë vendpushimit.

"Punë fantastike e mjekëve dhe infermierëve të 30 qendrave shëndetësore verore dhe ekipit të Urgjencës Kombëtare për shërbimin në kohë dhe me cilësi  duke përballuar më së miri fluksin e jashtëzakonshëm të këtij sezoni turistik”, u shpreh Manastirliu.
 

Për të nëntin vit radhazi, qendrat shëndetësore verore funksionojnë në zonat turistike bregdetare dhe malore, për të garantuar shërbim shëndetësor cilësor për turistët që vizitojnë Shqipërinë gjatë stinës së verës.

Të gjitha qendrat, si dhe numri telefonik falas 195 do të funksionojnë deri më 15 shtator, ndërsa punojnë 24 orë.

Mbi 5, 2 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shtatë muaj, që është 31 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. fc/

Fotografia: Fejsbuku i ministres Manastirliu

QËNDRONI TË LIDHUR