• e premte, 05 dhjetor 2025

Mbi 400 persona janë arrestuar në Stamboll në përpleshje me policinë për shkak të pjesëmarrjes në demontstratat për 1 maj

Mbi 400 persona janë arrestuar në Stamboll në përpleshje me policinë për shkak të pjesëmarrjes në demontstratat për 1 maj

Ankara, 2 maj 2025 (MIA) – Gjithsej 409 persona janë arrestuar në Turqi nga ana e policisë për pjesëmarrje në demonstratat me rastin e 1 majit, Ditës së Punës dhe Solidaritetit, deklaroi ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja për mediat turke. 

Në Stamboll ishin arrestuar 407 persona dhe nga një person në qytetin Tokat në veri të Turqisë dhe qytetin Van në juglindje të Turqisë. 

Sipas informacioneve nga gazeta opozitare “Xhumhuriet”, qindra protestues ishin bllokuar nga policia në zonat qendrore të Stambollit, Beshiktashit dhe Shishlit, ku shpërthyen përleshje derisa protestuesit bënë përpjekje të thyenin barrikadat. 

Në mesin e personave të bllokuar ishin deputetë nga Partia kryesore opozitare Popullore Republikane. Policia nuk i lejoi protestuesit të arrijnë deri në sheshin Taksim, ku demonstratat masive janë ndaluar që nga viti 2013. 

Sipas informacioneve në ueb-faqen Т24, në mesin e të arrestuarve janë 11 avokatë. Oda e Avokatëve të Stambollit ju bëri thirrje autoriteteve që t’i lirojnë avokatët, duke thënë se “arrestimet janë të jashtëligjshme”. Qindra njerëz ishin arrestuar edhe në pjesë të tjera të qytetit. 

Sipas mediave opozitare, vazhdon intervistimi i të arrestuarve nga policia.

Ministri turk i punëve të brendshme deklaroi se të arrestuarit do të jenë përgjegjës për “shkelje të Ligjit për tubime dhe demonstrata”. 

Dje në festimet për 1 maj përgjatë gjithë Turqisë morën pjesë 286 mijë njerëz, ndërsa për sigurimin e festimeve ishin mobilizuar 122.777 policë. 

Për shkak të bllokimit të lidhjeve të transportit ndërmjet pjesës evropiane dhe aziatike të Stambollit nga ana e autoriteteve, festimet ishin lokalizuar në zonat Kadikoi dhe Kartal në bregun aziatik, në të vilat morën pjesë gjithsej 65 mijë njerëz. 

Sipas kumtesës nga zyra e guvernatorit, në festimet në Kadikoi morën pjesë 35 mijë njerëz, ndërsa në Kartal 30 mijë njerëz, ndërsa 52.656 policë ishin shpërndarë për ruajtje të rendit dhe sigurisë përgjatë gjithë qytetit. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR