• e premte, 18 korrik 2025

Mbi 40 të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Mbi 40 të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Gazë, 20 qershor 2025 (MIA) – Në sulmet e sotme izraelite në Rripin e Gazës humbën jetën të paktën 43 persona, 26 prej të cilëve u vranë ndërsa prisnin ndihmë humanitare pranë korridorit Necarim, kumtoi Mbrojtja civile palestineze.

Izraeli në fillim të marsit bllokoi ndihmën humanitare për Rripin e Gazës e cila u hoq pjesërisht në fund të majit, duke çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ilaçeve dhe furnizimeve të tjera.

Fondacioni humanitar i Gazës, një organizatë joqeveritare e mbështetur nga Uashingtoni dhe Izraeli, filloi shpërndarjen e ndihmave në fund të majit, por dërgesat e saj u shoqëruan me skena kaotike dhe vdekjeprurëse. Agjencitë e KB-së gjithashtu po dorëzojnë ndihmë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit, që nga fundi i majit, 397 persona janë vrarë dhe më shumë se 3.000 të tjerë janë lënduar, ndërsa përpiqeshin të arrinin në pikat e shpërndarjes së ndihmave në Rripin e Gazës.

foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR