Mbi 40 të lënduar në sulmin rus ndaj Ukrainës, Rusia pretendon se ka rrëzuar 34 dronë ukrainas
- Të paktën një person është vrarë, ndërsa 46 u plagosën në sulmin e mbrëmshëm rusë me dron në qytetet ukrainase Harkov dhe Dnjepër, kumtuan autoritetet lokale.
- Post By Fami Bajrami
- 12:08, 30 prill, 2025
Kiev/Moskë, 30 prill 2025 (MIA) - Të paktën një person është vrarë, ndërsa 46 u plagosën në sulmin e mbrëmshëm rusë me dron në qytetet ukrainase Harkov dhe Dnjepër, kumtuan autoritetet lokale.
"Të paktën 45 persona janë plagosur në sulmin e mbrëmshëm, mes të cilëve dy fëmijë dhe një grua shtatzënë", deklaroi guvernatori rajonal Oleg Sinegubov.
Sulmi ka ndodhur pasi që SHBA-ja, të cilat po përpiqen të ndërmjetësojnë një marrëveshje paqësore midis Rusisë dhe Ukrainës, kumtuan se do të tërhiqen nga roli i saj si ndërmjetës në bisedime përderisa Moska dhe Kievi të japin propozime konkrete për këtë çështje.
"Në Dnjepër e cila ndodhet në Ukrainën juglindore, sulmet me dronë shkaktuan zjarre, pas çka jetën humbi një burrë 53 vjeçar, ndërsa një është plagosur", shkroi në Telegram guvernatori rajonal i rajonit të Dnjepërpetrovskit, Sergej Lisak. "Natë e rëndë për Dnjeprin".
Shtrirja e plotë e sulmit ndaj Ukrainës është ende e paqartë, me çka të dyja palët mohojnë të kenë shënjestruar civilët.
Guvernatori rajonal i Zaporozhjes, Ivan Fjodorov, deklaroi se një burrë 45 vjeçar u plagos në një sulm rus në një fshat në rajon i cili efektivisht është pushtuar nga forcat ruse. Gjithashtu, dy persona janë lënduar në bombardimet ruse në qytetin jugor të Hersonit, kumtoi administrata lokale.
Nga ana e tij, Ministria e Mbrojtjes ruse publikoi se Moska atë natë shkatërroi 34 dronë ukrainas, publikoi agjencia e lajmeve ruse. rq/
Foto: arkivi i MIA-s