Mbi 35.000 objekte rrezikohen nga zjarri në lindje të Los Angjelosit
- Mbi 35.000 objekte rrezikohen nga zjarri në lindje të Los Angjelosit, që shkaktoi evakuime dhe gjendje të jashtëzakonshme në Kaliforninë Jugore, kumtuan autoritetet lokale.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:15, 9 shtator, 2024
Los Angjelos, 9 shtator 2024 (MIA) - Mbi 35.000 objekte rrezikohen nga zjarri në lindje të Los Angjelosit, që shkaktoi evakuime dhe gjendje të jashtëzakonshme në Kaliforninë Jugore, kumtuan autoritetet lokale.
Zjarri, i cili shpërtheu të enjten në lindje të San Bernardinos, deri dje në mëngjes shkatërroi sipërfaqe prej 17.459 hektarëve, sipas Departamentit të Kalifornisë për pylltari dhe parandalim të zjarreve, lajmëroi Ej-Bi-Si Njus.
Autoritetet filluan të japin urdhra dhe paralajmërime për evakuim të detyrueshëm dhe shpallën gjendje të jashtëzakonshme lokale pasi që zjarri të shtunën kaploi mbi 7.000 hekarë. ab/
Fotо: Х skrinshot