• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Mbi 330 milionë fëmijë jetojnë në varfëri ekstreme

Mbi 330 milionë fëmijë jetojnë në varfëri ekstreme

Nju-Jork, 13 shtator 2023 (MIA ) - Pandemia e shkaktuar nga Kovid-19 ka ngadalësuar shumë luftën kundër varfërisë tek më të rinjtë, ndërsa  333 milionë fëmijë ende jetojnë në kushte të varfërisë ekstreme, sipas një raporti të UNICEF-it dhe Bankës Botërore.

 Agjencia e KB paralajmëron se çdo i gjashti fëmij në botë jeton me më pak se 2.15 dollarë në ditë dhe thekson se 30 milionë fëmijë do te dilnin  nga varfëria të mos ishte pandemia.

 "Krizat e rënda si rezultat i ”Kovid-19” , luftërat, ndryshimet klimatike goditjet ekonomike kanë ndaluar progresin dhe kanë lënë miliona fëmijë në varfëri ekstreme. Një botë në të cilën 333 milionë fëmijë jetojnë në varfëri ekstreme, të privuar jo vetëm nga nevojat më elementare, por edhe nga dinjiteti, shanset për jetë dhe shpresa, është thjesht e papranueshme", tha drejtoresha e përgjithshme e UNICEF-it Katrin Rasel.

Varfëria ekstreme prek deri në 40 për qind të fëmijëve në Afrikën Subsahariane. Edhe pse zona të tjera të botës kanë shënuar një rënie të varfërisë së fëmijëve në vitet e fundit, Afrika Subsahariane ka shënuar një rritje të madhe, kryesisht për shkak të rritjes demografike galopante, pandemive dhe fatkeqësive të shkaktuara nga ndryshimet klimatike 

Luis Felipe Lopez- Kalva, drejtor për varfëri dhe barazi të Bankës Botërore, tha se këta fëmijë nuk duhet të braktisen.

 "Dhënia fund varfërisë së fëmijëve është një zgjedhje politike", tha Lopez-Kalva. si/ar/

Foto: EPA



 

QËNDRONI TË LIDHUR