• e enjte, 08 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mbi 300 të punësuar u larguan nga HRT

Mbi 300 të punësuar u larguan nga HRT

Zagreb, 2 prill 2025 (MIA) – Deri më 31 mars, nga Radio-Televizioni Kroat (HRT) u larguan 333 të punësuar të cilët nënshkruan ndërprerje të ndërsjellë të kontratave për punësim në bazë të Vendimit për kushtet dhe vlerën e kompensimit, të cilën në janar e solli drejtori i përgjithshëm Robert Shveb, ndërsa u zbatua deri në ditën e fundit të marsit. 

Njësinë afariste programore e lëshuan numri më i madh i të punësuarve në HRT – 123, pastaj atë teknologjike, ku 122 të punësuar e kanë pranuar ndërprerjen e ofruar të kontratave për punësim me kompensim financiar. Me vendimet për kushtet dhe vlerën e kompensimit, që në fillim të janarit e mori drejtori i përgjithshëm Robert Shveb, janë konfirmuar kushtet dhe vlera e kompensimit për të punësuarit në HRT, në rast të “shfuqizimit të marrëveshjeve për punësim në periudhën deri më 31 mars të vitit 2025, me qëllim optimizimin e punës në HRT”. 

Siç bëhet e ditur në atë dokument, vlera maksimale e kompensimit nuk ka mundur të jetë më e madhe se 90.000 euro bruto për një të punësuar, ndërsa punëtorët të cilët i plotësojnë kushtet për marrjen e të drejtës së kompensimit i ka përcaktuar punëdhënësi. 

Kriteret për këtë ishin se punëtori nuk ka nevojë të zëvendësohet me angazhimin e një punëtori tjetër jashtë HRT-së, stazh minimale në HRT prej pesë vjet dhe të mos ketë më pak se 24 muaj deri sa të mbushë 65 vjet. 

Në sqarimin e vendimit bëhet e ditur edhe se “me qëllim të racionalizimit të shpenzimeve operative në HRT, Qeveria e Republikës së Kroacisë e HRT ka siguruar mjete financiare në vlerë prej 28 milionë euro në buxhetin shtetëror, ndërsa HRT ka vendosur të sigurojë kompensime për të punësuarit të cilët i përmbushin kushtet”. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR