• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mbi 28.000 refugjatë kanë mbërritur në Armeni nga Nagorno-Karabahu, njoftuan autoritetet armene

Mbi 28.000 refugjatë kanë mbërritur në Armeni nga Nagorno-Karabahu, njoftuan autoritetet armene

Erevan, 26 shtator 2023 (MIA) - Armenia njoftoi se deri më tani në territorin armen nga Nagorno-Karabakh kanë mbërritur mbi 28.000 refugjatë, njoftuan agjencitë botërore.

Azerbajxhani hapi të dielën rrugën e vetme nga Nagorno-Karabahu në Armeni, katër ditë pasi separatistët nga rajoni u dorëzuan në operacionin e Azerbajxhanit dhe u arrit një marrëveshje armëpushimi, duke e vënë Nagorno-Karabahun nën kontrollin e Bakut.

Ndërkaq, numri i viktimave nga shpërthimi i djeshëm në një magazinë karburanti në Nagorno-Karabah ka arritur në 125, njoftuan sot mediat azerbajxhanase, duke iu referuar Ministrisë armene të Shëndetësisë.

Trupat e të vrarëve në shpërthimin pranë Stepanakertit në Nagorno-Karabahut janë transportuar në Armeni, thuhet në komunikatë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR