• e premte, 22 nëntor 2024

Mbi 270 persona u vranë në sulmet izraelite në Liban, rreth një mijë janë plagosur

Mbi 270 persona u vranë në sulmet izraelite në Liban, rreth një mijë janë plagosur

Bejrut, 23 shtator 2024 (MIA) - Sirenat për sulm ajror u dëgjuan në pjesën veriore të Bregut të okupuar Perëndimor për shkak të informacioneve për një sulm të ri me raketa të Hezbollahut, kumtoi ushtria. Numri i të vrarëve në sulmet izraelite u rrit në 274 persona, ndërsa të paktën 1.024 u plagosën. Mes të vrarëve ka 21 fëmijë dhe 31 gra, kumtoi ministri libanez i Shëndetësisë.

Numrat vijnë pasi dhjetëra u vranë dhe mijëra u plagosën javën e kaluar kur pejxherët dhe voki-tokit kanë shpërthyer në Liban në një sulm që i përshkruhet Izraelit, i cili tentoi të eliminojë pjesëtarët e Hezbollahut.

Dhjetëra mijëra persona po ikin nga Libani jugor, deklaroi ministri libanez, i cili koordinon përgjigjen ndaj krizës, Naser Jasin.

"IDF sot sulmoi rreth 800 objektiva të Hezbollahut në Libanin jugor dhe në rajonin Beka të Libanit", deklaroi zëdhënësi ushtarak izraelit.

Në këto momente, aeroplanët izraelitë filluan të intensifikojnë sulmet e tyre në luginën Beka në pjesën verilindore të Libanit. Armata izraelite lëshoi ​​një paralajmërim dyorësh për civilët në zonë, që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Lugina Beka konsiderohet një bastion i Hezbollahut dhe është sulmuar nga Izraeli gjatë muajve të fundit, por duket se sulmet tani janë shumë më intensive.

Atmosfera në Bejrut është shumë e tensionuar, raporton korrespondenti i Bi-Bi-Si nga kryeqyteti libanez. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR