Mbi 150.000 kanadazë nënshkruan peticion që t'i merret shtetësia kanadeze Maskut
- Më shumë se 150.000 persona nga Kanadaja kanë nënshkruar peticion, duke kërkuar nga vendi i tyre t'i merret shtetësia kanadeze, Ilon Maskut për shkak të aleancës së tij me Donald Trampin, shkruan Gardian.
- Post By Fami Bajrami
- 16:31, 24 shkurt, 2025
Otavë, 24 shkurt 2025 (MIA) - Më shumë se 150.000 persona nga Kanadaja kanë nënshkruar peticion, duke kërkuar nga vendi i tyre t'i merret shtetësia kanadeze, Ilon Maskut për shkak të aleancës së tij me Donald Trampin, shkruan Gardian.
Gjatë mandatit të tij të dytë si president të SHBA-së, Tramp vazhdimisht kërcënohej se do ta shndërrojë Kanadanë në shtetin e 51-të të SHBA-së.
Autorja nga Kolumbia Britanike, Kualia Rid, ngriit peticion në Dhomën e poshtme të Kanadasë, ku u mbështet nga deputeti Partia e re Demokratike i ri dhe kritikues i hapur i Maskut, Çarli Angus. Mask ka lindur në Afrikën e Jugut dhe ka nënshtetësi kanadeze përmes nënës së tij.
Peticioni i Ridit, i parashtruar më 20 shkurt, akuzon Maskun për përfshirje në aktivitete të drejtuara kundër interesit kombëtar të Kanadasë derisa vepronte si këshilltar i Trampit. Trampi i ka zemëruar kanadezët me kërcënimet për të vendosur tarifa të larta për produktet kanadeze dhe deklaratat për aneksimin e Kanadasë drejt SHBA-së. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s