Mbi 120 civilë e humbën jetën në granatimin e qytetit sudanez Omdurman
- Mbi 120 civilë e humbën jetën dje në granatimin e Omdurmanit, qytet në afërsi të kryeqytetit Kartum, kumtoi sot rrjeti sudanez i shpëtimtarëve vullnetarë, pa saktësuar se cilët janë kryesit.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:54, 14 janar, 2025
Kartum, 14 janar 2025 (MIA) - Mbi 120 civilë e humbën jetën dje në granatimin e Omdurmanit, qytet në afërsi të kryeqytetit Kartum, kumtoi sot rrjeti sudanez i shpëtimtarëve vullnetarë, pa saktësuar se cilët janë kryesit.
"Sulmi në rajonin Dar es Salam në pjesën perëndimore të Omdurmanit, që është në afërsi të kartumit, shkaktoi vdekjen e 120 civilëve sipas të dhënave fillestare për viktimat", kumtoi njësia për raste urgjente Ombada, që është pjesë e rrjetit të vullnetarëve në vend, që e kontrollojnë ndihmën.
Shpëtuesit paraqitën mungesë serioze të materialeve mjekësore, prëfshirë edhe medikamente për ndihmë të parë, dhe thanë se personat shëndetësorë po luftojnë të kujdesen për "numrin e madh të të lënduarve".
Sulmet ndodhin në kohë të intensifikimit të luftimeve mes armatës sudaneze dhe forcave paraushtarake për mbështetje të shpejtë (RSF) në javët e fundit pas mbi 20 muajve luftë.
Sipas agjencive për ndihmë humanitare, dhjetëra mijë njerëz e humbën jetën në këtë luftë, e cila e çoi vendin në skaj të urisë. ab/
Foto: ЕPА