Mbi 100 palestinezë janë vrarë në sulmin izraelit ndaj një shkolle në Gazë
- Mbi 100 njerëz e humbën jetën në një sulm izraelit ndaj një shkolle në qytetin e Gazës, kumtuan sot mediumet palestineze.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:22, 10 gusht, 2024

Gazë, 10 gusht 2024 (MIA) - Mbi 100 njerëz e humbën jetën në një sulm izraelit ndaj një shkolle në qytetin e Gazës, kumtuan sot mediumet palestineze.
"Numri i të vdekurve tani është 100, ka edhe dhjetëra të plagosur. Tre raketa izraelite e goditën shkollën në të cilën ishin vendosur palestinezët e zhvendosur", deklaroi zëdhënësi i Agjencisë palestineze për mbrojtje civile, Mahmud Basal. ushtria izraelite kumtoi se ka sulmuar "qendër komanduese-kontrolluese" të Hamasit që ishte në shkollën Al-Tabiin në lagjen Daraj.
Grupi ushtarak palestinez Xhihadi islamik kumtoi se sulmi ka ndodhur "gjatë lutjes së mëngjesit".
Ismail Al-Tavabta, drejtor i prëgjithshëm i zyres qeveritare për mediume në Gazë, deklaroi se "një pjesë e madhe e të lënduarve janë në gjendje të rëndë dhe kritike".
Në shkollë ka pasur rreth 250 gra dhe fëmijë. ab/