Mbi 100 diplomatë nga Gjeorgjia nënshkruan letër kundër ngrirjes së negociatave me BE-në
- Më shumë se 100 diplomatë nga Gjeorgjia në shërbim aktiv kanë nënshkruar një letër të hapur duke dënuar vendimin e qeverisë së tyre për të ngrirë negociatat e anëtarësimit në BE deri në vitin 2028.
- Post By Fami Bajrami
- 12:53, 29 nëntor, 2024
Tbilisi, 29 nëntor 2024 (MIA) - Më shumë se 100 diplomatë nga Gjeorgjia në shërbim aktiv kanë nënshkruar një letër të hapur duke dënuar vendimin e qeverisë së tyre për të ngrirë negociatat e anëtarësimit në BE deri në vitin 2028.
Deri më tani, letra është nënshkruar nga 114 nëpunës të Ministrisë së Punëve të Jashtme të cilët punojnë në Gjeorgji dhe përfaqësitë diplomatike jashtë vendit.
Përfaqësuesi evropian në Gjeorgji e quajti vendimin "të trishtuar" dhe dënoi dhunën e policisë kundër protestuesve proevropian në Tbilisi. Policia përdori topa uji, gaz lotsjellës dhe sprej kundër të rinjve, të zemëruar me vendimin e partisë në pushtet "Ëndrra gjeorgjiane".
"Na vjen keq që dhuna u drejtua drejt protestuesve paqësor", deklaroi Pavel Herçinski, përfaqësues i BE-së në Gjeorgji.
Në protesta u arrestuan 43 persona, ndërsa u lënduan gjithsej 32 policë.
Protesta të reja janë paralajmëruar për sonte. rq/
Foto: EPA