• e shtunë, 29 qershor 2024

Mbape dëshiron të luajë në Olimpiadën në Paris, Reali nuk është shumë i lumtur, por nuk do ta ndalojë

Mbape dëshiron të luajë në Olimpiadën në Paris, Reali nuk është shumë i lumtur, por nuk do ta ndalojë

Madrid, 6 shkurt 2024 (MIA) - Kilian Mbape do të luajë në Olimpiadën e vitit 2024, edhe krahas pakënaqësisë së Real Madridit.

Pas Kampionatit Evropian, që do të luhet këtë vit, sulmuesi i Pari Sen-Zhermenit ka për qëllim të marrë pjesë në turneun e futbollit në Lojërat olimpike në Paris, i cili do të mbahet nga 24 korriku deri më 10 gusht..

Sipas "El Debate", Real Madridi, siç thuhet klubi i ardhshëm i francezit, nuk është shumë i lumtur për shkak se Mbape dëshiron të luajë në Olimpiadë, por nuk do ta ndalojë ta bëjë këtë.

Nëse Mbape bëhet pjesë e Olimpiadës, ai do të mungojë nga një periudhë e caktuar përgatitore me klubin madrilen para fillimit të sezonit 2024/25.  mb/

Foto:EPA

QËNDRONI TË LIDHUR