• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mbajtja e maskës e domosdoshme për shkak të smogut të dendur në shumë pjesë të Tajlandës

Mbajtja e maskës e domosdoshme për shkak të smogut të dendur në shumë pjesë të Tajlandës

 Bangkok, 8 mars 2023 (MIA) - Zona të mëdha të Tajlandës janë të mbuluara me smog të dendur për shkak të djegies së kashtës, ndërsa më të goditura janë  pjesa veriore e vendit dhe kryeqyteti Bangkok, lajmëron DPA.

Mjekët u bënë thirrje njerëzve që të mbanin maska ​​​​mbrojtëse  në ambient të hapur që të mbrohen nga thithja e grimcave të imta të pluhurit. Qielli mbi Bangkok sot është i bardhë si qumështi, pa asnjë re të vetme dhe dielli mezi vërehet nëpër mjegull. 

Ndotja në Tajlandë më shumë është shkaktuar kryesisht nga djegia e kashtës, jo vetëm në pjesë të mëdha të vendit, por edhe në atë fqinje  Mianmar, Kamboxhia dhe Laos. Ky aktivitet zakonisht rezulton në nivele të larta të grimcave të imëta midis janarit dhe marsit, veçanërisht në pjesën veriore të  Tajlandës.

 Vlerat sot i tejkaluan nivelet e sigurta në 48 nga 75 provincat e Tajlandës sot, raportuan mediat lokale.

Nitipatana Çierakul, drejtor i departamentit të sëmundjeve të frymëmarrjes në spitalin Sirijaj në Bangkok, tha se ndotja është më e rrezikshme për fëmijët. Çdo familje duhet të ketë një pastrues ajri të ndezur, këshilloi ai dhe bëri thirrje që aktivitetet në natyrë të kufizohen në shkolla dhe kopshte. 

Meteorologët paralajmëruan se smogu, i cili ka mbuluar rrokaqiejt e Bangkokut, do të qëndrojë të paktën deri nesër, kur cilësia e ajrit të fillojë të përmirësohet për shkak të erërave të forta. ar/

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR