• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mbështetja greke për eurointegrimin e vendit dhe bashkëpunimi në NATO, tema e takimit Osmani - Filipidu

Mbështetja greke për eurointegrimin e vendit dhe bashkëpunimi në NATO, tema e takimit Osmani - Filipidu

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Kabinetin e tij e ka pritur ambasadoren e Greqisë në vend, Sofia Filipidu. Në takim, bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për dinamikën me të cilën po zhvillohen marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje, bashkëpunimin e frytshëm në shumë fusha dhe gatishmërinë e ndërsjellë për thellimin e tyre.

Në takim u shkëmbyen mendime për situatën aktuale politike, ku u shqyrtuan edhe masat si dhe aktivitetet, të cilat Qeveria i realizon në drejtim të zbatimit të obligimeve nga Marrëveshja e Prespës.

"Mbështetja e pahamendshme e Greqisë për integrimin evropian të vendit, bashkëpunimi në kuadër të Aleancës së NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare si dhe iniciativave rajonale, ishin gjithashtu temë e diskutimeve në takim", thekson MPJ-ja. mb/

Foto: MPJ

 

QËNDRONI TË LIDHUR