• e hënë, 23 dhjetor 2024

Maxhareviq-Shujster nga BB: Mbajtja e çmimeve të kontrolluara në afat të gjatë nuk është e qëndrueshme dhe mund të sjell deri në mungesë të mallrave ose shërbimeve

Maxhareviq-Shujster nga BB: Mbajtja e çmimeve të kontrolluara në afat të gjatë nuk është e qëndrueshme dhe mund të sjell deri në mungesë të mallrave ose shërbimeve

Shkup, 25 prill 2023 (MIA) - Masat për kontroll të çmimeve po ndodhin edhe në shtetet e BE-së për shkak të përmasave të goditjeve ekonomike dhe nevojës që të intervenohet për shkak të rritjes së çmimeve të prodhimeve themelore ushqimore në disa shtete dhe çmimet e energjensave. Mbajtja e çmimeve të kontrolluara në afat të gjatë nuk është e qëndrueshme dhe mund të sjellë deri në mungesë të mallrave ose shërbimeve dhe në kushte të konkurrencës jo të përsosur, ky është instrumenti të cilin e zbatojnë shumë shtete, tha Sanja Maxhareviq-Shujster, ekonomiste e lartë në Bankën Botërore për Ballkanin Perëndimor.

"Unë personalisht nuk përkrah kontrolle ndaj çmimeve, megjithatë nëse shohim hulumtimet për vendet-anëtare të BE-së dhe nëse i shqyrtojmë marzhat në Maqedoninë e Veriut, kjo që ka ndodhur gjatë viteve të kaluara për shkak të konkurrencës jo të përsosur, pamë rritje të mëdha të marzhave, respektivisht fitimet të cilat nuk mund të sqarohen, ose të arsyetohen me çfarëdo që ndodh në tregjet në këtë moment, përveç me pozitën monopoliste ose oligopoliste, respektivisht mungesat në treg, të cilat u shkojnë në favor të një numri të vogël të pjesëmarrësve në treg, e në dëm të numrit të madh të popullatës, më së shumti segmenteve më të prekshme të popullatës", tha Maxhareviq-Shjuster, e cila sot në Shkup e prezantoi Raportin më të të rregullt për Ballkanin Perëndimor.

Ajo theksoi se Bashkimi Evropian si përgjigje urgjente të krizës propozoi tatim të solidaritetit, që do të vlejë për ndërmarrje me përfitime të rritura në mënyrë disproporcionale, respektivsht përfitime gjatë viteve të kaluara.

"Mendoj se masa të ngjashme janë propozuar nga ana e Qeverisë dhe Kuvendit të juaj dhe kjo është përgjigje afatshkurtë për këto rritjer të çmimeve, me qëllim që të nxitet më shumë konkurrenca, konkurrencë më e mirë jo vetëm këtu, por dhe në nivel të BE-së vërehen kushte të ngjashme, respektivisht funksionim jë të plotë ose mosfunksionim të tregjeve", tha Maxhareviq-Shujster. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR