• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mavrova e Rostusha, komuna e katërt që ka nënshkruar marrëveshje për zyrë për diasporën

Mavrova e Rostusha, komuna e katërt që ka nënshkruar marrëveshje për zyrë për diasporën
Dibër, 4 nëntor 2022 (MIA) – Komuna e Mavrovës dhe Rostushës është komuna e katërt, pas Krushevës, Makedonski Brodit dhe Koçanit, e cila ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet pushtetit lokal dhe ministrit përgjegjës për diasporën, për të hapur zyrë për diasporën. Marrëveshja është nënshkruar sot nga ministri përgjegjës për diasporën, Xhemail Çupi dhe kryetari i komunës, Medat Kurtovski. "Në takimin në zyrën e kryetarit Kurtovski dhe ministrit Çupi u bisedua për iniciativat dhe projektet aktuale që janë në përputhje me strategjinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me diasporën, e cila ndër të tjera parasheh hapjen e qendrave për diasporë në komunat. Më pas është nënshkruar marrëveshja për bashkëpunim me diasporën në mes të Qeverisë së RMV-së dhe Komunës së Mavrovës dhe Rostushës, njoftuan nga komuna. Sipas ministrit Çupi, përmes zyrës për diasporë do të ofrohen të gjitha informacionet për të drejtat dhe përfitimet e njerëzve në diasporë, do të thjeshtësohen procedurat burokratike, por edhe diaspora do të hartohet me të gjitha shoqatat. Komuna e Mavrovës dhe Rostushës ka një diasporë të madhe, e vendosur kryesisht në Gjermani, Itali, Zvicër dhe Turqi. Mundësia e hapjes së zyrave apo qendrave të tilla u është ofruar 82 komunave. Në fazën e parë do të hapen në 23 komuna, përfshirë komunën Dibër dhe Qendër Zhupa. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR