Maunt arriti marrëveshje për kushtet personale me Mançster Junajted
- Mesfushori i Çellsit, Mejson Maunt ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Mançester Junajted.
Londër, 1 qershor 2023 (MIA) - Mesfushori i Çellsit, Mejson Maunt ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Mançester Junajted.
Sipas shkrimeve në media, udhëheqësia e klubit nga "Old Traford" është e bindur se do të arrijë ta realizojë transferin e anglezit 24-vjeçar.
Paraprakisht, gazetari i "Gardian", Xhejkob Stajnberg publikoi se mesfushori dëshiron të largohet nga Çellsi edhe krahas ardhjes së Maurisio Poketinos në klub. Kontrata e lojtarit me blutë skadon verën e vitit 2024.
Maunt vjen nga akademia e Çellsit. Në sezonin 2022/2023 ka shënuar tre gola dhe gjashtë asistime në 35 ndeshje për ekipin në të gjitha garat.
Portali "Transfermarkt.com“ e vlerëson vlerën e mesfushorit në 65 milionë euro. mb/
Foto: EPA