• e hënë, 23 dhjetor 2024

Material i rrezikshëm radioaktiv është vjedhur në Tajlandë

Material i rrezikshëm radioaktiv është vjedhur në Tajlandë

Bangkok, 16 mars 2023 (MIA) - Autoritetet në Tajlandë janë në kërkim të një cilindri metalik me përmbajtje të rrezikshme radioaktive, që u zhduk nga një termocentral këtë javë. Autoritetet e kanë paralajmëruar opinionin për rreziqe shëndetësore serioze  që mund të ndodhin në rast të kontaktit me atë material.

Cilindri  30 centimetra i gjatë dhe 13 centimetra i gjerë, u raportua i zhdukur gjatë kontrolleve rutinë më 10 mars në një termocentral me qymyr në Praçin Buri, zonë në Tajlandën qendrore. Në lëndë ka cezium-137, një substancë shumë radioaktive dhe potencialisht vdekjeprurëse. 

 Zëvendëssekretarja e përgjithshme Penap Kançan deklaroi për Si-En-En-in  se personat kompetentë përdorin pajisje speciale për të zbuluar radioaktivitetin për të gjetur cilindrin.

"Po kërkojmë punëtorët për riciklim të mbetjeve në rajon. Përdorim edhe pajisje speciale për zbulimin e sinjalit. Kemi dërguar edhe robotë dhe dronë në rajonet ku nuk kemi qasje", tha ajo.

Monkol Topao, kryeshef i policisë,  shtoi se ka edhe një video-regjistrim, që megjithatë nuk tregon më të mirën atë që ka ndodhur. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR