Masku nuk e mbështet bashkimin e dy kompanive të tij, Teslla dhe xAI
- Ilon Mask deklaroi se nuk e mbështet bashkimin e kompanisë së tij të inteligjencës artificiale xAI me prodhuesin e automjeteve elektrike Teslla (Tesla), ndërsa shtohen pyetjet rreth raportit të ardhshëm midis dy kompanive.
- Post By Fami Bajrami
- 11:33, 14 korrik, 2025
Los Anxhelos, 14 korrik 2025 (MIA) – Ilon Mask deklaroi se nuk e mbështet bashkimin e kompanisë së tij të inteligjencës artificiale xAI me prodhuesin e automjeteve elektrike Teslla (Tesla), ndërsa shtohen pyetjet rreth raportit të ardhshëm midis dy kompanive.
Në rrjetin social X, llogaria @BullStreetBets_ u bëri investitorëve të Tesllës pyetje të hapur nëse ata mbështesin një bashkim midis Tesllës dhe xAI për të cilën Mask u përgjigj: "Jo".

Publikimi vjen në një kohë kur miliarderi i teknologjisë po shqyrton raportin e ardhshëm midis shumë kompanive të tij.
Brenda natës, Masku njoftoi se Teslla në një moment do të mbajë një votim të aksionarëve nëse kompania duhet të investojë në xAI, kompaninë që qëndron pas çet- botit kontrovers të inteligjencës artificiale Grok (Grok).
Vitin e kaluar, Masku kreu një anketë midis ndjekësve të tij në platformën X, duke i pyetur nëse Teslla duhet të investojë pesë miliardë dollarë në xAI për të cilën shumica votuan "po".
Masku tashmë një kohë po përpiqet t’i lidhë kompanitë e tij në biznes. Në mars, publikoi se xAI dhe rrjeti social X po bashkohen në një marrëveshje që ai e vlerësoi xAI në 80 miliardë dollarë dhe X në 33 miliardë dollarë.
Javën e kaluar, Masku gjithashtu publikoi se çet-boti Grok do të jetë në dispozicion edhe në automjetet Teslla.
foto: EPA