• e mërkurë, 12 mars 2025

Mask: "X" u rrëzua për shkak të sulmit masiv kibernetik me origjinë nga Ukraina

Mask:

 Nju-Jork, 11 mars 2025 (MIA) - Miliarderi amerikan, i cili udhëheq  me Ministrinë e Efikasitetit  të Qeverisë së SHBA-së, Ilon Mask, mbrëmë deklaroi se rrjeti social "X", të cilin e posedon, është "rrëzuar për shkak të një sulmi të madh kibernetik me origjinë nga Ukraina".

 Dhjetëra mijëra përdorues mbrëmë publikuan se nuk mund të hyjnë në platformën "X".

 "Pati një sulm të madh kibernetik që synonte rrëzimin e sistemit "X" dhe adresat IP e kishin origjinën nga territori i Ukrainës", deklaroi Masku për "Foks njuz". Rrjeti është restauruar që sot.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR