Mask: Vizioni im është ai i të jetuarit në Mars
- Drejtori ekzekutiv i "SpejsIks", Ilon Mask deklaroi se i jep përparësi vizionit të tij për jetën në Mars, derisa t'i mbarojë mandati në Departamentin e efikasitetit të qeverisë (DOGE).
- Post By Fami Bajrami
- 11:10, 6 maj, 2025
Uashington, 6 maj 2025 (MIA) - Drejtori ekzekutiv i "SpejsIks", Ilon Mask deklaroi se i jep përparësi vizionit të tij për jetën në Mars, derisa t'i mbarojë mandati në Departamentin e efikasitetit të qeverisë (DOGE).
Në një intervistë për "Foks njuz", Mask ndau rezultatet e hulumtimit të ekipit të Departamentit mbi "mashtrimet" qeveritare, ndërsa më pas e zgjeroi idenë e tij për kolonizimin e Marsit si "sigurim i jetesës" për njerëzimin.
"Marsi është sigurim i jetesës. Përfundimisht jeta në Tokë do të shkatërrohet nga Dielli. Dielli po zgjerohet gradualisht dhe kështu në një farë mënyre do të duhet të bëhemi një qytetërim shumëplanetar, sepse Toka do të shkatërrohet", ka thënë Masku në një intervistë.
Në publikimin në X në mars, Masku paralajmëroi se anija kozmike "Spejs Iks Starship" do të niset drejt Planetit të kuq në fund të vitit 2026 me robotin "Optimus". Ai parashikon se njerëzit do të mund të zbarkojnë në Mars që në vitin 2029, megjithëse viti 2031 është datë më e mundshme.
Foto: arkivi i MIA-s