Mask: Idiotët e këqij zgjodhën automjetin e gabuar
- Shefi ekzekutiv i "Tesla"-s, Elon Mask, ka njoftuar se do të shqyrtojë ngritjen e padive kundër mediave për mbulimin e tyre të shpërthimit të kamionit kibernetik që të mërkurën ndodhi para hotelit "Tramp" në Las Vegas.
- Post By Sara Ademi
- 10:23, 3 janar, 2025
Las Vegas, 3 janar 2025 (MIA) - Shefi ekzekutiv i "Tesla"-s, Elon Mask, ka njoftuar se do të shqyrtojë ngritjen e padive kundër mediave për mbulimin e tyre të shpërthimit të kamionit kibernetik që të mërkurën ndodhi para hotelit "Tramp" në Las Vegas.
Aktivisti konservator Robi Starbak në Platformën X ndau një artikull të "Biznis Insajder" duke e përshkruar incidentin si një "shpërthim kamioni kibernetik".
"Mask duhet të mendojë të padisë mediat për inkuadrimin e historisë në këtë mënyrë. Këta tituj po sabotojnë brendin "Tesla" duke i bërë njerëzit të mendojnë se "Cybertruck" ka marrë flakë. Automjetet e "Tesla"-s kanë një zjarr në çdo 130 milionë milje të vozitur. Makinat e tjera digjen çdo 18 milionë milje”, shkroi Strabak.
"Ndoshta është koha për ta bërë këtë", shkroi Mask në përgjigje të një sugjerimi se ai po mendonte për një padi", raportoi Politiko.
Shoferi humbi jetën dhe shtatë persona u plagosën kur automjeti - i mbushur me bombola karburanti - shpërtheu në ditën e Vitit të Ri. Burri që mori me qira kamionin kibernetik ishte një pjesëtar aktiv i Forcave Speciale të SHBA-së dhe qëlloi veten në kokë para shpërthimit, konfirmuan zyrtarët e policisë.
Mask, një miliarder i cili është një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp, kritikoi mbulimin mediatik të incidentit dhe mbrojti sigurinë e automjetit në një seri postimesh në rrjetin e tij social X.
Mask ripostoi një video të konferencës së sherifit, duke shkruar: “Idiotët e këqij zgjodhën automjetin e gabuar për një sulm terrorist. Kamioni kibernetik në fakt ndaloi shpërthimin dhe e drejtoi shpërthimin lart. Nuk u thyen as dyert e qelqit”. sa/
foto: EPA